Avancimet më të fundit të forcave irakiane në Tel Afar
Shkurt 25, 2017 12:21 Europe/Tirane
Shefi i policisë federale të Irakut ka bërë të ditur se forcat e reagimit të shpejtë të policisë federale të Irakut kanë çliruar rajonin Havi Al-Xhusuk dhe janë duke avancuar në drejtim të lagjes Al-Xhusuk në brigjet e lumit Tigër.
Kanali televiziv Al Alam në Irak njoftoi se Xheodat ka thënë se forcat speciale të policisë së Irakut aktualisht kanë depërtuar në lagjen Al-Tajran. Gjatë këtij operacioni janë sulmuar me raketa pozicionet e terroristëve të ISIS. Nga ana tjetër, forcat vullnetare popullore të Irakut në rajonin Al-Mesajed në lindje të Tel Afar kanë zbuluar armë kundërajrore.
Tags