Amerika ndërton një bazë të re në jug të Mosulit
Me zgjerimin e operacionit dhe me shtimin e sukseseve të forcave irakiane në luftën kundër terroristëve të ISIS, forcat amerikane kanë filluar të krijojnë baza të reja në zona të ndryshme të qytetit Mosul.
Faqja informative Kods Al-Arabi ka njoftuar se burimet ushtarake kanë thënë se forcat ushtarake amerikane njëkohësisht me fillimin e operacioneve për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit, kanë shtuar veprimet e tyre ushtarake në zona të ndryshme të qytetit Mosul. Një burim ushtarak ka thënë gjithashtu se forcat amerikane disa ditë më parë kanë filluar të ndërtojnë një bazë në afërsi të zonën Hamam Alil në jug të Mosulit. Sipas këtij burimi, forcat amerikane janë përqendruar në këtë zonë dhe pajisjet ushtarake të tyre i kanë po i transferojnë nga baza ajrore Al-Kijare në këtë bazë që është duke u ndërtuar. Vlen të theksohet se baza ushtarake Al-Kijare ishte baza kryesore e forcave amerikane para se ato të largohen nga Irakut dhe ta dorëzojnë atë tek ushtria e Irakut. Burimet ushtarake irakiane gjithashtu kanë bërë të ditur se forcat amerikane kanë dërguar disa pajisje të forcave speciale në afërsi të aeroportit të Mosulit në perëndim të këtij qyteti.