Takimi i krerëve të ECO në Islamabad
Krerët e vendeve anëtare të organizatës së bashkëpunimit ekonomik ECO sot janë mbledhur në Islamabad për të diskutuar mbi çështje të rajonit dhe ato ekonomike, si dhe për të analizuar procesin e punës së kësaj organizate që nga viti 2012 e deri tani.
ECO është një organizatë ekonomike rajonale e përbërë nga Irani, Pakistani dhe Turqia e cila është formuar për herë të parë në vitin 1962. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, kësaj organizate iu bashkuan edhe vende si Azerbajxhani, Kazakistani, Turkmenistani, Kirgizistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani. Për momentin kjo organizatë ka 10 anëtarë që përfshijnë një popullsi prej 330 milion banorësh dhe një sipërfaqe prej 8,620,697 km katrorë, zonë e mbushur me burime nafte dhe gazi. ECO është organizatë që mundohet të eliminojë faktorët që pengojnë zhvillimin e vendeve anëtare.