Hamas kundërshton dislokimin e forcave ndërkombëtare në Rripin e Gazës
Lëvizja Rezistenca Islamike Palestineze (Hamas) ka deklaruar se do të rezistojë në mënyrë të prerë kundër idesë për vendosjen e forcave ndërkombëtare në Rripin e Gazës.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se Abdulatif Kanu'a, zëdhënësi i Hamasit, të dielën ka deklaruar se dislokimi i forcave ndërkombëtare në Rripin e Gazës është ndërhyrje e hapur në çështjet e këtij rajoni dhe populli i Palestinës do të rezistojë kundër një vendimi të tillë. Kanu'a shtoi se Rezistenca Palestineze do ta ruaj sigurinë e Rripit të Gazës dhe ky rajon është porta për çlirimin e territoreve të pushtuara palestineze dhe armiku sionist herët ose vonë do të shkojë drejt shkatërrimit. Vlen të theksohet se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, së fundi në takim me Xhuli Bishap, ministrja e jashtme e Australisë, ka pretenduar se ekziston mundësia që të dislokohen forcat ndërkombëtare në rajonin e Rripit të Gazës me pretekst të vendosjes së sigurisë dhe të luftës kundër terrorizmit. Netanjahu në këtë takim gjithashtu ka kërkuar edhe kontrollin e sigurisë së Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.