ISIS dështon në një sulm në Diale
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45912-isis_dështon_në_një_sulm_në_diale
Forcat e sigurimit të Irakut kanë neutralizuar një sulm të grupit terrorist ISIS në provincën Diale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 27, 2017 08:22 Europe/Tirane
  • ISIS dështon në një sulm në Diale

Forcat e sigurimit të Irakut kanë neutralizuar një sulm të grupit terrorist ISIS në provincën Diale.

Burimet irakiane njoftuan se ushtria dhe forcat e sigurimit janë përballur me një sulm të grupit terrorist takfirist ISIS në rajonin Azim në veri të Bakubas pjesë e provincës Diale dhe nuk kanë lejuar këtë grup që të futet në këtë provincë. Për momentin në këtë rajon janë vendosur masa të ashpra sigurie për të parandaluar çdo sulm të grupeve terroriste. Në të njëjtën kohë forcat ajrore të Irakut, në sulmet kundër zonave perëndimore të qytetit Mosul kanë vrarë me dhjetëra pjesëtarë të grupit terrorist ISIS mes tyre Amar Musa Hasan dhe Ahmed Asef i njohur me emrin Abu Haxhar që janë ndër krerët e grupi terrorist ISIS. Gjithashtu mësohet se terroristët e ISIS kanë sulmuar qendrën naftore Alas në lindje të Tikritit dhe janë konfrontuar me forcat e policisë dhe ato popullore. Grupi terrorist ISIS po bënë përpjekje të shumta për të rimarrë nën kontroll zona të ndryshme të Irakut, por në çdo sulm pëson disfatë të rëndë.