Përpjekjet e Arabisë Saudite për vendosjen e marrëdhënieve me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45938-përpjekjet_e_arabisë_saudite_për_vendosjen_e_marrëdhënieve_me_iranin
Një analist politik deklaroi se Arabia Saudite po mendon të shfrytëzojë Irakun si ndërmjetësues për rivendosjen e marrëdhënieve me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 27, 2017 16:25 Europe/Tirane
  • Përpjekjet e Arabisë Saudite për vendosjen e marrëdhënieve me Iranin

Një analist politik deklaroi se Arabia Saudite po mendon të shfrytëzojë Irakun si ndërmjetësues për rivendosjen e marrëdhënieve me Iranin.

Ali Al Temami, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Sputnik, duke folur për vizitën e fundit të ministrit të jashtëm saudit në Irak, tha se sauditët për zgjidhjen e problemeve të tyre kanë nevojë të normalizojnë marrëdhëniet me Iranin dhe për këtë qëllim po kërkojnë që Iraku të luajë rolin e ndërmjetësuesit mes Riadit dhe Teheranit. Ky analist politik saudit tha se marrëdhëniet mes Irakut dhe Arabisë Saudite janë prridhur që nga viti 1990 dhe nuk po duket asnjë shenjë për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve. Ai shtoi se qëllimi i vizitës së Ahmed Al Xhubeir në Bagdad ishte ndërmjetësimi i Irakut për normalizimin e marrëdhënieve Teheran-Riad dhe evitimi i ndërhyrjes së ushtrisë irakiane kundër terroristëve të ISIS ën territorin e Sirisë.