Ebadi: Iraku do të luftojë ISIS edhe jashtë kufijve të vet
(last modified Tue, 28 Feb 2017 18:14:45 GMT )
Shkurt 28, 2017 19:14 Europe/Tirane
  • Ebadi: Iraku do të luftojë ISIS edhe jashtë kufijve të vet

Iraku do të luftojë terroristët e ISIS edhe jashtë kufijve të tij.

Kështu deklaroi kryeministri irakian Hejdar Ebadi i cili vuri në dukje se nëse nuk do të ishte Iraku dhe lufta e tij kundër terrorizmit, ISIS tashmë do të ishte përhapur edhe tek vendet e Gjirit Persik. Iraku ka një forcë të fuqishme tokësore dhe ajrore e cila sulmon armikun për të ruajtur kufijtë e vendit. Iraku me kombin dhe unitetin e tij është një vend i fuqishëm që përpiqet të ndihmojë edhe vendet e tjera të rajonit. Vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund dhunës dhe luftës në rajon dhe të parandalojnë rikthimin e grupit terrorist ISIS, tha në fjalën e tij kryeministri i Irakut Hejdar Ebadi. Përpara kësaj Ibrahim Xhaafari ministër i jashtëm i Irakut ka thënë se deri në atë kohë kur grupet terroriste në Siri të jenë kërcënim për Irakun, ky vend do të vazhdojë sulmet kundër terroristëve brenda territorit sirian. Ndërsa Fejsal Megdad, zv/ministër i jashtëm i Sirisë ka thënë se mes Damaskut dhe Bagdadit ekziston koordinim i plotë në luftën kundër ISIS.

Tags