Xhafari: Turqia ka dërguar 300 mijë terroristë në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46042-xhafari_turqia_ka_dërguar_300_mijë_terroristë_në_siri
Kryetari i delegacionit negociues të qeverisë së Sirisë në negociatat e Gjenevës, ka deklaruar se Turqia ka dërguar 300 mijë terroristë takfiristë në Siri për shkatërrimin e këtij vendi dhe për të vrarë popullin sirian që nga viti 2011.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 01, 2017 04:00 Europe/Tirane
  • Xhafari: Turqia ka dërguar 300 mijë terroristë në Siri

Kryetari i delegacionit negociues të qeverisë së Sirisë në negociatat e Gjenevës, ka deklaruar se Turqia ka dërguar 300 mijë terroristë takfiristë në Siri për shkatërrimin e këtij vendi dhe për të vrarë popullin sirian që nga viti 2011.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bashar Xhafari, shefi i delegacionit negociator të qeverisë së Sirisë në negociatat e Gjenevës, të artën në përgjigje ndaj një pyetje të një gazetari në lidhje me mosbisedimin me diplomatët turq, deklaroi: "300 mijë terroristë takfiristë vrasës të cilët nëpërmjet kufirit të Turqisë kanë hyrë në Siri, kanë shkatërruar këtë vend, kanë djegur fshatra dhe qytete dhe kanë djegur për së gjalli shumë familje siriane. Ushtria e Turqisë gjithashtu ka shkelur sovranitetin e Sirisë dhe ka okupuar një pjesë të territorit të saj. Turqia është faktor i krimeve dhe i dërgimit të terroristëve takfiristë nga territori i saj në Siri dhe ajo është shkaktare e shumë vuajtjeve të popullit të Sirisë. Veprimet e Turqisë u bënë shkak për shkatërrimin e Sirisë dhe arsye e të gjitha këtyre krimeve është armiqësia e Turqisë ndaj popullit të pafajshëm sirian i cili jetonte në siguri dhe qetësi. Turqia ka strehuar opozitarët takfiristë në Stamboll dhe aktualisht po e paguan çmimin e gabimeve të saj që ka bërë në dëm të popullit të Sirisë, sepse terroristët pasi janë trajnuar nga Turqia, tani kanë sulmet e tyre drejt këtij vendi ndërsa autoritetet e Turqisë aktualisht kanë humbur kontrollin mbi këto grupe terroriste". Përfaqësuesi i Sirisë në OKB gjithashtu ka shtuar: "Veprimet e terroristëve në Ankara dhe në qytetet e tjera të Turqisë tregojnë gabimet të cilat kanë bërë autoritetet e këtij vendi në trajnimin e terroristëve takfiristë dhe dërgimin e tyre në Siri".