Hapen disa shkolla në Alepo pas pesë vitesh
Mars 01, 2017 18:54 Europe/Tirane
Pas pesë vite luftime në Siri, një numër i shkollave në lindje të Alepos kanë filluar mësimin.
Sipas Parstoday, nxënësit e shkollave në lindje të Alepos, njëkohësisht me mungesën e kushteve dhe shkatërrimeve të shkaktuara nga lufta, kanë filluar mësimin. Sipas statistikave të UNICEF, aktualisht 1 milion e 700 mijë nxënës në Siri nuk vijojnë mësimin në Siri. Mësohet se ushtria siriane ka vazhduar avancimet në lindje te vendit dhe ka bllokuar një numër të madh të terroristëve.
Tags