Ushtria e Sirisë hyri në qytetin Palmira
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46106-ushtria_e_sirisë_hyri_në_qytetin_palmira
Forcat e ushtrisë së Sirisë pas luftimeve të ashpra me terroristët e grupit ISIS, kanë hyrë në qytetin antik Palmira.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 02, 2017 03:43 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sirisë hyri në qytetin Palmira

Forcat e ushtrisë së Sirisë pas luftimeve të ashpra me terroristët e grupit ISIS, kanë hyrë në qytetin antik Palmira.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se forcat qeveritare të Sirisë para kësaj kanë çliruar kalanë Palmira dhe një rajon në jugperëndim të këtij qyteti antik. Ky është operacioni i dytë i forcave të ushtrisë siriane për të dëbuar terroristët e ISIS nga qyteti Palmira gjatë një viti të kaluar. Grupi terrorist ISIS në mars të vitit 2016 ishte dëbuar nga qyteti Palmira, por në dhjetor të vitit të kaluar përsëri ka pushtuar këtë qytet. ISIS në maj të vitit 2015 për herë të parë kishte pushtuar qytetin antik Palmira i cili ndodhet në listën e trashëgimisë botëror të UNESCO-s. Grupi terrorist ISIS gjatë kohës së pushtimit të këtij qyteti historik dhe antik, ka plaçkitur dhe shitur shumë thesare të çmuara antike, si dhe ka shkatërruar një pjesë të madhe të trashëgimisë antike të këtij qyteti.