Amerikanët përpiqen t’a nxjerrin Al Bagdadin nga perëndimi i Mosulit
Zëdhënësi i një grupi irakian deklaroi se forcat speciale amerikane të njohura me emrin Delta, po përpiqen për t’a nxjerrë nga perëndimi i Mosulit kreun e grupit terrorist ISIS, Abu Bekr Al Bagdadi.
Siç njofton kanali televiziv Al Alam, Xhevad Al Talibavi, zëdhënës i forcave vullnetare irakiane Hashd Al Shaabi, tha se gjatë kësaj jave avionët amerikanë kanë fluturuar në rajonin Padush në Mosul dhe e kanë larguar Al Bagdadin nga ky rajon. Ai shtoi se forcat Delta po përpiqen të largojnë nga Mosuli perëndimor edhe disa krerë të tjerë të ISIS dhe oficerë të disa vendeve arabe dhe joarabe që koordinojnë veprimet e ISIS. Zëdhënësi i forcave vullnetare irakiane Hashd Al Shaabi tha se pretendimet e amerikanëve se po ndihmojnë në luftën kundër ISIS-it synojnë të konfiskojnë sukseset e forcave qeveritare dhe popullore iraniane në luftën kundër ISIS. Kohët e fundit, Al Bagdadi ka mbajtur një fjalim ku ka pranuar disfatën e ISIS në Irak dhe ka kërkuar nga pjesëtarët e ISIS të fshihen dhe të kthehen në vendet e tyre për të kryer sulme vetëvrasëse.