Çlirohet rajoni Alse në lindje të Alepos
Ushtria dhe forcat e armatosura të Sirisë në vazhdën e avancimeve në lindje të provincës Alepo, kanë çliruar rajonin Alse.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, burime nga beteja e luftës në Siri, të enjten njoftuan se ky rajon është çliruar pas përleshjeve të ashpra me grupin terrorist ISIS, ku një ndihmë të madhe e kanë dhënë edhe njësitet e forcave ajrore të Sirisë. Ushtria siriane muajt e fundit ka filluar operacionet masive në lindje të provincës Alepo dhe deri më tani ka arritur të çlirojë një numër të madhe të qytezave dhe fshatrave të kësaj province. Komandanti i operacioneve të ushtrisë siriane gjeneral major Shoeil Hasan ka luajtur një rol të rëndësishëm në çlirimin e lagjeve lindore të qytetit Alepo.