Barzani mbështet forcimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46186-barzani_mbështet_forcimin_e_marrëdhënieve_me_arabinë_saudite
Pavarësisht vazhdimit të tensioneve në marrëdhëniet Irak-Arabi Saudite, kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut, ka mirëpritur zgjerimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 03, 2017 04:08 Europe/Tirane
  • Barzani mbështet forcimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite

Pavarësisht vazhdimit të tensioneve në marrëdhëniet Irak-Arabi Saudite, kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut, ka mirëpritur zgjerimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Masud Barzani, kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut, ka pranuar letrën e konsullit të ri të Arabisë Saudite në Arbil dhe ka theksuar bashkëpunimin e gjithanshëm të organeve lokale të Kurdistanit të Irakut me konsullatën e Arabisë Saudite në këtë rajon. Fejsal bin Mansur Atibi, konsulli i ri i Arabisë Saudite në rajonin e Kurdistanit të Irakut, në këtë takim ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale sidomos në fushën ekonomike dhe tregtare. Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite ditë më parë me anë të një dekreti ka emëruar Fejsal bin Mansur Al-Atibi kryekonsull të konsullatës së Arabisë Saudite në Arbil. Arabia Saudite që nga viti i kaluar ka hapur konsullatën e saj në Arbil të Irakut.