28 terroristë të vrarë në Algjeri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46210-28_terroristë_të_vrarë_në_algjeri
Ushtria algjeriane gjatë muajit shkurt ka vrarë 28 terroristë në pjesë të ndryshme të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2017 12:06 Europe/Tirane
  • 28 terroristë të vrarë në Algjeri

Ushtria algjeriane gjatë muajit shkurt ka vrarë 28 terroristë në pjesë të ndryshme të vendit.

Sipas IRNA, Ministria e mbrojtjes e Algjerisë, përmes publikimit të një deklarate të premten, po ashtu ka njoftuar për konfiskimin e një sasie të madhe të armëve dhe zbulimin e 44 depove të armatimit që u përkisnin terroristëve. Në këtë deklaratë duhet se ushtria algjeriane ka arrestuar 9 terroristë dhe ka shkatërruar 16 vendstrehime të tyre. Operacionet e forcave të sigurisë algjeriane filluan në muajin shkurt pas përpjekjes së terroristëve për të sulmuar selinë e policisë në qytetin Konstantin.