Operacione masive të ushtrisë siriane në perëndim të Alepos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46228-operacione_masive_të_ushtrisë_siriane_në_perëndim_të_alepos
Forcat e ushtrisë siriane sot kanë arritur me sukses të çlirojnë disa rajone tjera në perëndim të provincës Alepo nga pushtimi i grupeve terroriste.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 03, 2017 19:10 Europe/Tirane
  • Operacione masive të ushtrisë siriane në perëndim të Alepos

Forcat e ushtrisë siriane sot kanë arritur me sukses të çlirojnë disa rajone tjera në perëndim të provincës Alepo nga pushtimi i grupeve terroriste.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, në këto operacione ushtria dhe forcat popullore siriane, i kanë goditur rëndë grupet terroriste në rajonet Al Shahid Xhehad dhe Shavihne ne perëndim të provincës Alepo (veri të Sirisë). Forcat ajrore siriane kanë bombarduar pozicionet e terroristëve në disa rajone të provincës Alepo. Dje, ushtria siriane me anë të një komunikate deklaroi se qytetit antik Palmira është çliruar plotësisht nga pushtimi i terroristëve të ISIS dhe terroristët janë larguar nga ky qytet dhe nga rrethinat e tij, duke lënë pas qindra të vrarë e të plagosur.