Përleshje në burgjet sioniste pas ofendimit të Kuranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46402-përleshje_në_burgjet_sioniste_pas_ofendimit_të_kuranit
Pas ofendimit të Kuranit në një prej burgjeve të regjimit sionist, ky veprim ngjalli reagimin e palestinezëve të burgosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2017 05:35 Europe/Tirane
  • Përleshje në burgjet sioniste pas ofendimit të Kuranit

Pas ofendimit të Kuranit në një prej burgjeve të regjimit sionist, ky veprim ngjalli reagimin e palestinezëve të burgosur.

Ngjarja ka ndodhur në burgun Ishel në qytetin Ber Shaba ku një prej të burgosurve ka ofenduar Kuranin duke e shkelur atë me këmbë përpara syve të palestinezëve. Edhe më herët në këtë burg janë kryer disa herë ofeza ndaj Profetit (s.a.v.s) dhe simboleve të shenjta islame. Thuhet se forcat sioniste, për të goditur sa më shumë të burgosurit palestinezë, ofendojnë vazhdimisht simbolet islame me qëllim që pas reagimit të palestinezëve të fillojnë konfliktet dhe ushtrimi i dhunës. Në burgjet e regjimit sionist mbahen më shumë se 7 mijë palestinezë shumë prej të cilëve nuk dinë akoma se përse akuzohen dhe përse mbahen në burg.