Prania e Iranit dhe e Rusisë në Siri është legjitime
Mikail Bogdanov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë dhe përfaqësues i presidentit rus për çështjet Lindjes së Mesme në një intervistë dhënë gazetës Hayat shtyp i Londrës ka thënë se Moska i hedh poshtë pretendimet se gjoja Irani ka rol në krijimin e krizave në rajon pasi prania e Iranit dhe e Rusisë në Siri është e ligjshme.
Bogdanov përmendi rolin e Iranit në zgjidhjen e çështjeve dhe krizave të rajonit si në Irak, Afganistan dhe në Siri dhe tha se Irani dhe Rusia kanë prani në Siri me kërkesën zyrtare të qeverisë së këtij vendi dhe insistimi për largimin e Iranit është i palogjikshëm. Sa i përket pranisë së konsulentëve iranianë në Siri, zv/ministri i jashtëm i Rusisë tha: Në Siri ndodhen me dhjetëra mijëra persona të armatosur vullnetarë të huaj nga Maroku e deri në Afganistan. Atëherë përse i duhet kërkuar Iranit të largohet nga Siria? Sa i përket sistemit politik në Siri, Bogdanov tha: Objektivi ynë është ruajtja e tërësisë territoriale dhe e pavarësisë së Sirisë, ndërsa sistemi politik i këtij vendi përcaktohet me zgjedhjet e lira të drejta dhe transparente.