Netanjahu thërritet në gjykatë për të katërtën herë
Kryeministri i regjimit sionist është thirrur për hetime nga gjykata për të katërtën herë duke qenë se akuzohet për afera korruptive.
Beniamin Netanjahu, për të katërtën herë është paraqitur në gjykatë për tu përgjigjur rreth akuzave për korrupsion. Netanjahu akuzohet për marrjen e ryshfeteve sipas dosjes “ 1000” si dhe duhet të përgjigjet për bisedat e tij telefonike me Arnon Muzes botues dhe gazetar i gazetës Jediot Aharanat. Kryeministri i regjimit sionist akuzohet se ka marrë ryshfet me vlerë mijëra dollarë nga një tregtar, akuzë që është hedhur poshtë nga Netanjahu. Kohët e fundit Xhejms Peker miliarder nga Australia është thirrur në polici për të dëshmuar rreth dhënies së ryshfeteve Jaer Netanjahu djali i Beniamin Netanjahu. Djali i Netanjahut ka marrë në formë dhurate pronotime në hotele dhe bileta avioni. Netanjahu dhe familja disa herë janë akuzuar për afera korruptive. Përveç kësaj policia e regjimit sionist po kryen hetime rreth asaj se familja Netanjahu ka marrë ryshfet 100-150 mijë dollarë nga Arnon Milcan producent i Hollivudit apo jo.