Zbulohet një qendër e prodhimit të eksplozivëve të ISIS në Mosul
Mars 06, 2017 19:54 Europe/Tirane
Forcat popullore të Irakut në vazhdën e operacionit kundër ISIS në perëndim të Mosulit, kanë marrë nën kontroll një qendër që përdorej nga terroristët për prodhimin e lëndëve eksplozive.
Abdullah Humam Al Ujami një nga ofcierët e policisë federale të Irakut, bëri të ditur se në këtë qendër të marrë nga forcat vullnetare Hashd Al Sh’abi dhe që ndodhet në rajonin Al Xhern në perëndim të Mosulit, janë zbuluar sasi të mëdha të lëndëve eksplozive dhe të autobombave të ISIS. Ai gjithashtu njoftoi se në lagjet Haxhar dhe Masur në jug të Mosulit, terroristët e ISIS kanë arrestuar të paktën 41 ish punonjës të shërbimit të sigurisë së Irakut.
Tags