Iraku kërkon rikthimin e Sirisë si anëtar i Ligës Arabe
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46510-iraku_kërkon_rikthimin_e_sirisë_si_anëtar_i_ligës_arabe
Ministria e jashtme e Irakut ka njoftuar se Bagdadi ka bërë kërkesë në Ligën Arabe për rikthimin e Sirisë në këtë union.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 07, 2017 16:51 Europe/Tirane
  • Iraku kërkon rikthimin e Sirisë si anëtar i Ligës Arabe

Ministria e jashtme e Irakut ka njoftuar se Bagdadi ka bërë kërkesë në Ligën Arabe për rikthimin e Sirisë në këtë union.

Në deklaratën e lëshuar nga ministria e jashtme e Irakut theksohet domosdoshmëria e çrrënjosjes së grupeve terroriste në Siri si faktor i domosdoshëm për rikthimin e rendit dhe sigurisë në këtë vend. Ditën e martë, ministri i jashtëm i Irakut Ibrahim Xhaafari, në takimin e ligës Arabe në Kajro ka kërkuar që siria të rikthehet si vend anëtar i kësaj lige. Liga Arabe në vitin 2011 vetëm pak muaj pas nisjes së trazirave në Siri, anuloi anëtarësimin e këtij vendi për shkak se Damasku nuk pranoi propozimin e Ligës Arabe për zgjidhjen e krizës së Sirisë. Kriza në Siri ka nisur prej vitit 2011 me sulmet e grupeve të armatosura që mbështeten nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre që kanë për qëllim rrëzimin e presidentit Bashar Asad nga pushteti.