Ushtria siriane vazhdon avancimet në Palmira
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46540-ushtria_siriane_vazhdon_avancimet_në_palmira
Forcat e rezistencës pasi kanë çliruar zonat malore Amarie dhe pllajën Muhamed Ahmed në afërsi të qytetit antik Palmira, kanë vazhduar avancimin në drejtim të qytetit për çlirimin e tij nga prania e ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 08, 2017 07:39 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane vazhdon avancimet në Palmira

Forcat e rezistencës pasi kanë çliruar zonat malore Amarie dhe pllajën Muhamed Ahmed në afërsi të qytetit antik Palmira, kanë vazhduar avancimin në drejtim të qytetit për çlirimin e tij nga prania e ISIS.

Ushtria siriane e ndihmuar nga forcat e rezistencës ka vënë nën kontroll shumë rajone periferike të qytetit Palmira dhe ka stabilizuar pozitën e saj në zonat malore Amarie që ndodhet në  veri të qytetit në fjalë. Me kontrollimin e zonave malore të qytetit Palmira, ushtria siriane ka mundësi të kontrollojë çdo lëvizje të grupeve terroriste dhe të neutralizojë çdo sulm të tyre përreth aeroportit, fushave të gazit dhe zonat lindore të qytetit në fjalë. Forcat e rezistencës gjithashtu kanë nisur një operacion të gjerë në periferinë verilindore dhe lindore të qytetit Palmira dhe në aeroportin e këtij qyteti. Në perëndim të qytetit Palmira, ushtria dhe forcat e rezistencës kanë arritur të marrin kontrollin e fushës naftore Xhezal dhe malin Humera.