ISIS merr përgjegjësinë për sulmet terroriste në Kabul
Mars 08, 2017 20:25 Europe/Tirane
Grupi terrorist takfirist ISIS mori përgjegjësinë për shpërthimet terroriste që tronditën sot kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Agjencia e lajmeve IRIB bën të ditur se në tre shpërthime terroriste në rajone të ndryshme të Kabulit, të paktën 35 persona janë vrarë dhe mbi 90 të tjerë janë plagosur. Këto shpërthime kanë ndodhur në afërsi të spitalit ushtarak të Kabulit dhe në afërsi të ambasadës amerikane në zonën diplomatike të kryeqytetit afgan. Grupi terrorist Taliban nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtyre sulmeve, ndërsa funksionarët e sigurisë së Afganistanit ende nuk janë shprehur në lidhje me autorët e sulmeve.
Tags