ISIS merr përgjegjësinë për sulmet terroriste në Kabul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46588-isis_merr_përgjegjësinë_për_sulmet_terroriste_në_kabul
Grupi terrorist takfirist ISIS mori përgjegjësinë për shpërthimet terroriste që tronditën sot kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 08, 2017 20:25 Europe/Tirane
  • ISIS merr përgjegjësinë për sulmet terroriste në Kabul

Grupi terrorist takfirist ISIS mori përgjegjësinë për shpërthimet terroriste që tronditën sot kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Agjencia e lajmeve IRIB bën të ditur se në tre shpërthime terroriste në rajone të ndryshme të Kabulit, të paktën 35 persona janë vrarë dhe mbi  90 të tjerë janë plagosur. Këto shpërthime kanë ndodhur në afërsi të spitalit ushtarak të Kabulit dhe në afërsi të ambasadës amerikane në zonën diplomatike të kryeqytetit afgan. Grupi terrorist Taliban nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtyre sulmeve, ndërsa funksionarët e sigurisë së Afganistanit ende nuk janë shprehur në lidhje me autorët e sulmeve.