Rritet numri i viktimave nga sulmi në spitalin e Kabulit
Mars 09, 2017 15:50 Europe/Tirane
Zyrtarët afganë thanë se numri i të vrarëve nga sulmi i djeshëm në një spital të Kabulit ka arritur në 49.
Drejtori i Spitaleve të Kabulit, Salim Rasuli, tha sot se 49 veta janë vrarë nga sulmi në spitalin ushtarak Sardar Mohammad Khan dhe së paku 63 të tjerë janë plagosur. Dje, ndërkaq, është raportuar për 30 të vrarë. Persona të armatosur, të veshur si punonjës shëndetësorë, kanë qëlluar mjekë, pacientë dhe vizitorë në spitalin me 400 shtretër. Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë. Spitali i sulmuar, më i madhi ushtarak në Afganistan, ndodhet pranë ambasadës amerikane në Kabul.
Tags