Pasojat e rrethimit të Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46678-pasojat_e_rrethimit_të_gazës
Grupet palestineze mes tyre Hamas dhe Xhihadi Islamik kanë paralajmëruar mbi pasojat e rënda me të cilën do të përballet Gaza në rast se regjimi sionist nuk heq rrethimin e këtij rajoni.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 10, 2017 06:54 Europe/Tirane
  • Pasojat e rrethimit të Gazës

Grupet palestineze mes tyre Hamas dhe Xhihadi Islamik kanë paralajmëruar mbi pasojat e rënda me të cilën do të përballet Gaza në rast se regjimi sionist nuk heq rrethimin e këtij rajoni.

Rripi i Gazës mbahet i rrethuar dhe i bllokuar nga regjimi sionist që prej vitit 2006. Nga ana tjetër Bashkësia Ndërkombëtare ka qëndruar indiferente dhe neglizhente ndaj krimeve të regjimit sionist sidomos në Gaza dhe kjo e ka inkurajuar këtë regjim që të mohojë rrethimin e Gazës edhe pse realiteti është krejt ndryshe. Megjithë krizën njerëzore me të cilën po përballet rajoni i Gazës për shkak të rrethimit që Izraeli i ka bërë këtij rajoni, një prej funksionarëve të regjimit sionist pretendoi se Gaza nuk është rrethuar. Amos Gelad kryetar i qendrës politike dhe të sigurisë në ministrinë e luftës së regjimit sionist, ka lëshuar deklarata mashtruese dhe ka pretenduar se Gaza nuk është e rrethuar dhe në këtë rajon për çdo ditë futen 1 mijë kamionë. Kjo deklaratë e Gelad bëhet në kohën kur vazhdimisht burimet sioniste flasin për rrethimin 10 vjeçar të Gazës nga ana e regjimit sionist dhe në kohën kur shumë organizata ndërkombëtare dhe reporterë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kanë kritikuar Izraelin për shkak të politikave të tij shtypëse dhe i kanë kërkuar regjimit sionist të heqë rrethimin dhe bllokadën e Gazës. Palestinezët janë mbledhur në qytetin Rafah në jug të Gazës dhe kanë protestuar në mbështetje të të burgosurve palestinezë që po mbahen në burgjet e regjimit sionist. Palestinezët e Rripit të Gazës në protestat e ditës së enjte kanë protestuar në mbështetje të të burgosurve palestinezë dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre nga burgjet e regjimit sionist dhe kanë hedhur slogane për dënimin e krimeve të regjimit sionist. Junes Al-Astal, një prej liderëve të Rezistencës Islamike Palestineze, para protestuesve ka thënë se Rezistenca e Palestinës gjatë agresionit të fundit ushtarak të regjimit sionist ndaj Rripit të Gazës, ka arritur të kap disa ushtarakë të regjimit sionist. Al-Astal shtoi se regjimi sionist për të liruar ushtarakët e tij, nuk ka rrugë tjetër përveçse të nënshkruajë kontratë të re me Hamasin për shkëmbimin e të burgosurve. Në këtë protestë është theksuar se rezistenca në forma të ndryshme është e vetmja rrugë për të luftuar kundër politikës okupatore të regjimit sionist. Ndërkaq regjimi sionist vazhdon edhe më tej keqtrajtimin e të burgosurve palestinezë nëpër burgjet sioniste. Kushtet e vështira dhe të rëndomta me të cilat përballen 56 femra palestineze në burgjet e regjimit sionist, kanë krijuar një situatë të rëndë për këto femra. Në burgjet e regjimit sionist mbahen të burgosur 56 femra palestineze prej të cilave 12 janë të moshës nën 18 vjeç dhe një prej tyre mbahet e burgosur që prej vitit 2002.