Mbi 160 pelegrinë irakianë të vrarë e të plagosur në Damask
Ministria e jashtme e Irakut publikoi sot një komunikatë, ku bëri të ditur se gjatë shpërthimeve të ndodhura sot në kryeqytetin e Sirisë, të paktën 46 shtetas irakian janë martirizuar dhe mbi 120 të tjerë janë plagosur, ndërsa autoritetet irakiane në bashkëpunim me qeverinë e Sirisë, kanë dërguar një ekip për identifikimin e viktimave.
Në këtë komunikatë, Ministria e jashtme e Irakut kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare të dënojë sulmet terroriste në Damask dhe të bashkohet me qeverinë e Irakut e të Sirisë në luftën kundër grupeve terroriste. Terroristët e grupit Sejful Sham sulmuar sot dy autobusë me pelegrinë irakianë në varrezën Babul Saghir në afërsi të mauzoleut të hz. Sakine, vajzës së Imam Husejnit as.