Shtohet numri i forcave amerikane në Siri
Burimet siriane kanë bërë të ditur për shtimin e numrit të forcave amerikane në Siri.
Faqja informative "Al-Jeumu Al-Sabi'a" e Egjiptit ka njoftuar se rreth 200 trupa të ushtrisë amerikane janë vendosur në fshatin Al-Asalije në veriperëndim të Manbaxhit në veri të Sirisë dhe me vendosjen e këtyre trupave, numri i ushtarëve amerikanë në Siri ka shkuar në 700 trupa. Kanali televiziv Sky News të dielën gjithashtu ka raportuar se ushtarakët amerikanë forcat e ushtrisë amerikane po përgatitën për të spastruar qytetet dhe fshatrat rreth Rakas nga terroristët e ISIS dhe ndërprerjen e rrugëve ndërlidhëse. Qendra e të Drejtave të Njeriut në Siri ka bërë të ditur për hyrjen e 43 tankeve dhe automjeteve të blinduara amerikane në një rajon afër qytetit Manbaxh për të marrë pjesë në operacioneve e forcave siriane kundër ISIS.