ISIS nën rrethimin e plotë në Mosul të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46922-isis_nën_rrethimin_e_plotë_në_mosul_të_irakut
Forcat irakiane kanë ndërprerë të gjitha rrugët ndërlidhëse me qytetin Mosul në veri të Irakut dhe terroristët e ISIS janë vendosur nën rrethim të plotë në këtë qytet në veri të Irakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 13, 2017 07:34 Europe/Tirane
  • ISIS nën rrethimin e plotë në Mosul të Irakut

Forcat irakiane kanë ndërprerë të gjitha rrugët ndërlidhëse me qytetin Mosul në veri të Irakut dhe terroristët e ISIS janë vendosur nën rrethim të plotë në këtë qytet në veri të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bret Mc Gurek, përfaqësuesi special i Amerikës në koalicionin e Uashingtonit kundër ISIS në Irak, të dielën vuri në dukje se terroristët e ISIS janë vendosur nën rrethim të plotë brenda qytetit arab të Mosulit nga forcat irakiane dhe deklaroi vdekja e terroristëve të ISIS të mbetur në këtë qytet është e sigurt. Bret Mc Gurek shtoi se ISIS ka humbur mbi 60% të territoreve të pushtuara në Irak dhe për çdo ditë po humbë territore më shumë. Ndërkohë megjithë praninë e ISIS në Mosul, mbi 60 mijë persona të shpërngulur janë kthyer në shtëpitë e tyre në këtë qytet. Operacionet për çlirimin e Mosulit kanë filluar më 17 tetor 2016, me urdhrin e Hejdar Ebadi, kryeministrit të Irakut dhe komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura irakiane. Forcat irakiane më 19 shkurt 2017 kanë filluar operacionet për çlirimin e pjesës perëndimor të Mosulit dhe deri më tani kanë çliruar dhe marrë nën kontroll shumë zona të këtij rajoni.