Bisedë telefonike e ministrave të jashtëm të Irakut dhe Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46956-bisedë_telefonike_e_ministrave_të_jashtëm_të_irakut_dhe_sirisë
Ministrat e jashtëm të Irakut dhe Sirisë zhvilluan sot një bisedë telefonike ku shprehën gatishmërinë e të dyja vendeve për të bashkëpunuar në luftën kundër terrorizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 13, 2017 17:05 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e ministrave të jashtëm të Irakut dhe Sirisë

Ministrat e jashtëm të Irakut dhe Sirisë zhvilluan sot një bisedë telefonike ku shprehën gatishmërinë e të dyja vendeve për të bashkëpunuar në luftën kundër terrorizmit.

Agjencia e lajmeve IRIB bën të ditur se ministri i jashtëm sirian Valid Al Moalem gjatë bisedës telefonike me homologun e tij irakian, Ibrahim Xhaferi, dënoi sulmin terrorist kundër pelegrinëve irakianë në Damask, që shkaktoi vdekjen e 74 pelegrinëve irakianë dhe kërkoi nga shefi i diplomacisë irakiane që sa më shpejtë të vizitojë Damaskun. Al Moalem shprehu ngushëllimet për familjet e të afërmve të viktimave në sulmet terroriste në Damask dhe theksoi se qeveria e Sirisë çmon qëndrimet e guximshme  e të drejta të Irakut në takimin e Ligës Arabe në Kajro, ku Bagdadi zyrtar kërkoi rikthimin e Sirisë në LA. Nga ana e tij, ministri i jashtëm i Irakut, Ibrahim Xhaferi, duke uruar qeverinë siriane për sukseset e mëdha në luftën kundër terrorizmit, deklaroi se e gjithë bota duhet të mobilizohet për të ndihmuar Irakun dhe Sirinë në përballjen me terrorizmin.