Prokuroria e Egjiptit jep pëlqimin për lirimin e Hosni Mubarak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46978-prokuroria_e_egjiptit_jep_pëlqimin_për_lirimin_e_hosni_mubarak
Prokurori i përgjithshëm i Egjiptit të hënën ka dhënë pëlqimin për lirimin e Hosni Mubarak, ish-diktatorit të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 14, 2017 03:54 Europe/Tirane
  • Prokuroria e Egjiptit jep pëlqimin për lirimin e Hosni Mubarak

Prokurori i përgjithshëm i Egjiptit të hënën ka dhënë pëlqimin për lirimin e Hosni Mubarak, ish-diktatorit të këtij vendi.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Nabil Sadik, prokurori i përgjithshëm i Egjiptit, është pajtuar me lirimin e Hosni Mubarak, ish-presidentit të Egjiptit. Ky pëlqim është bërë pasi prokuroria e pjesës lindore të Kajros ka dhënë urdhër për lirimin e Hosni Mubarak në bazë të kërkesës së Farib Al-Dib, shefi i avokatëve mbrojtës të Hosni Mubarak. Farib Al-Dib disa ditë më parë ka paraqitur kërkesën për lirimin e klientit të tij pasi ai ka mbaruar burgosjen së përkohshme. Hosni Mubararak 88 vjeç, që nga koha e arrestimit gjatë zhvillimeve të Revolucionit të vitit 2011, ka qëndruar në spitalet ushtarake nën arrest. Prokuroria e Egjiptit ka dhënë pëlqimin për lirimin e Hosni Mubarak në kohën kur gjykata e këtij vendi kohë më parë atë e ka shpallë të pafajshëm nga akuza për pjesëmarrje në vrasjen e protestuesve në revolucionin e vitit 2011.