Sulm kamikaz në godinën e Ministrisë së Drejtësisë në Damask
Sot është kryer një sulm kamikaz në godinën e Ministrisë së Drejtësisë së Sirisë dhe ka shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e 35 personave.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se një terrorist kamikaz ka shpërthyer rripin me lëndë eksplozive brenda në godinën e Ministrisë së Drejtësisë së Sirisë në zonën Al-Hamidije në qendër të kryeqytetit të Sirisë duke lënë të vrarë dhe të plagosur me dhjetëra persona. Sipas këtij burimi, sulmuesi kamikaz kishte veshur uniformën e ushtrisë së Sirisë dhe është futur në godinën e Ministrisë së Drejtësisë së Sirisë ku ka shpërthyer rripin me lëndë eksploziv. Disa burime informative kanë thënë se ekziston edhe një bombë në këtë objekt dhe forcat e sigurisë janë duke kontrolluar të gjithë zonën. Sipas autoriteteve zyrtare, terroristi ishte ndaluar nga forcat e sigurisë, por kishte arritur ta hedhë vetën brenda dhe të shpërthejë lëndën eksplozive.