Plagoset një grua palestineze në Betlehem
Mars 15, 2017 15:11 Europe/Tirane
Ushtarët izraelitë plagosën sot me armë zjarri një grua palestineze në qytezën Gush Atsion në afërsi të Betlehemit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, izraelitët pretenduan se kjo grua palestineze kishte në plan të kryente një sulm anti-izraelit me veturën e saj. Pas shtimit të krimeve të regjimit të Izraelit kundër popullit palestinez dhe pas ofezave të vazhdueshme kundër vendeve të shenjta islame në Palestinë e në veçanti ndaj xhamisë Al Aksa, në Tetor 2015 filloi Intifada e Kodsit. Që nga ajo kohë e deri tani, forcat izraelite kanë martirizuar mbi 300 palestinezë dhe kanë plagosur mijëra të tjerë.
Tags