Vriten me dhjetëra terroristë në Selahudin të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47180-vriten_me_dhjetëra_terroristë_në_selahudin_të_irakut
Forcat popullore të Irakut së bashku me ushtrinë irakiane kanë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS dhe plagosur 23 prej tyre në provincën Selahudin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 17, 2017 16:43 Europe/Tirane
  • Vriten me dhjetëra terroristë në Selahudin të Irakut

Forcat popullore të Irakut së bashku me ushtrinë irakiane kanë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS dhe plagosur 23 prej tyre në provincën Selahudin.

Zëdhënësi i MPM të Irakut ka thënë se forcat ushtarake të Irakut në një operacion special kanë arritur të çlirojnë 10 fshatra dhe rajonet përreth zonës Sherkat në veri të provincës Selahudin, të cilët mbaheshin të pushtuar nga terroristët e ISIS. Në këtë operacion janë vrarë shumë terroristë të ISIS. Z. Nuri tha se forcat irakiane të sigurimit janë të gatshme për të çliruar qytetin Sharkat dhe për të ndërprerë rrugët e lidhjes dhe furnizimit të terroristëve takfiristë. Ndërsa komandanti i forcave popullore të Irakut gjithashtu ka thënë se çlirimi i qytetit Sharkat do të jetë më i letë se operacioni për çlirimin e qyteteve të tjera. Ai tha se forcat irakiane të mbështetur nga forcat ajrore kanë çliruar të gjitha rajonet dhe fshatrat në juglindje të provincës Selahudin dhe janë duke pastruar rajonet e çliruara të këtij rajoni.