Një raketë balistike jemenase godet bazën ajrore saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47238-një_raketë_balistike_jemenase_godet_bazën_ajrore_saudite
Një raketë balistike e ushtrisë së Jemenit ka goditur bazën ajrore saudite “Mbreti Abdullah” në Rijad.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2017 19:31 Europe/Tirane
  • Një raketë balistike jemenase godet bazën ajrore saudite

Një raketë balistike e ushtrisë së Jemenit ka goditur bazën ajrore saudite “Mbreti Abdullah” në Rijad.

Lajmi u bë i ditur nga rrjeti informativ Al Masira, sipas së cilës raketa balistike ka qenë e tipit Berkan-2. Një burim ushtarak jemenas në një deklaratë për Al Masiran deklaroi se raketa ka rënë në brendësi të bazës ajrore saudite që ndodhet në qendër të Rijadit. Ky burim shtoi se sulmi me raketë përcjell mesazhin e vendosmërisë së rezistencës së popullit jemenas përballë agresionit saudito-amerikan. Sulmi i sotëm kundër bazës ajrore saudite “Mbreti Abdullah” në Rijad vjen një ditë pas sulmit me raketë kundër kompanisë saudite të naftës Aramco në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite.