Vriten 6 krerë të ISIS në sulmin ajror në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47276-vriten_6_krerë_të_isis_në_sulmin_ajror_në_mosul
Në një sulm ajror të ushtrisë irakiane kundër një baze të ISIS në rajonin Sug al Sharin, në perëndim të Mosulit, janë vrarë 6 krerë të grupit terrorist ISIS.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 19, 2017 19:16 Europe/Tirane
  • Vriten 6 krerë të ISIS në sulmin ajror në Mosul

Në një sulm ajror të ushtrisë irakiane kundër një baze të ISIS në rajonin Sug al Sharin, në perëndim të Mosulit, janë vrarë 6 krerë të grupit terrorist ISIS.

Rrjeti informativ Al Sumariya News, njofton se Zyra informative e ushtrisë irakiane bëri të ditur se këta krerë të ISIS ishin shtetas të Rusisë, Francës, Turqisë, Marokut dhe Anglisë. Nexhm Al Xhaburi, komandant i operacionit për çlirimin e Mosulit, deklaroi se dhjetëra pjesëtarë të ISIS janë dorëzuar sot pas thyerjes së vijave mbrojtëse të ISIS në pjesën perëndimore të Mosulit. Operacioni për çlirimin e kësaj pjese ka nisur më 19 Shkurt 2017.