Vazhdojnë avancimet e ushtrisë siriane kundër terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47378-vazhdojnë_avancimet_e_ushtrisë_siriane_kundër_terroristëve
Forcat ajrore të Sirisë kanë bombarduar linjat mbrojtëse të grupeve terroriste në rajonet Xhubar, Arabejn, Zumelka dhe Haresta dhe kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të armatosur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 21, 2017 11:38 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë avancimet e ushtrisë siriane kundër terroristëve

Forcat ajrore të Sirisë kanë bombarduar linjat mbrojtëse të grupeve terroriste në rajonet Xhubar, Arabejn, Zumelka dhe Haresta dhe kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të armatosur.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se ushtria e Sirisë gjatë operacioneve në rrugën Zebajer-Habab në pjesën veriore të Daraa, ka vrarë një prej krerëve të grupit terrorist Fronti Nusra të quajtur Abdullah Al-Tanash. Ushtria e Sirisë gjithashtu ka asgjësuar përpjekjet e terroristëve të grupit ISIS që tentonin të depërtojnë në postbllokut ushtarak në lindje të aeroportit në provincën Dejr Al-Zur në lindje të këtij vendi dhe ka sulmuar qendrat e terroristëve në rajonin Al-Mekabir në Dejr Al-Zur dhe u ka shkaktuar humbje të mëdha terroristëve të këtij grupi. Në veri të Sirisë gjithashtu ushtria e këtij vendi ka luftuar me terroristët e grupit ISIS të cilët tentonin të afrohen drejt rrugës së Alepos.