Përfundimi i rrugës së ISIS në Irak
Ministri irakian i mbrojtjes ka thënë se rrugës së ISIS në Irak i ka ardhur fundi.
Erfan Hiali i cili së bashku me kryeministrin e Irakut ndodhet për një vizitë në Amerikë ka deklaruar se tani grupi terrorist ISIS nuk ka fuqinë as të pushtojë një ndërtesë të vogël në modul. Ushtria Irakut, policia, organizata e luftës kundër terrorizmit, forcat peshmerga dhe forcat vullnetare, të gjithë përkrah njëri-tjetrit janë duke luftuar dhe korrur suksese kundër ISIS. Mbrojtja e jetës së cilëve për forcat irakiane është tepër e rëndësishme dhe operacioni për pastrimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve bëhet me shumë kujdes, tha në fjalën e tij ministri irakian i mbrojtjes. Vlen të theksohet se operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur më 17 tetor të vitit 2016 me urdhër të Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut.