Vriten dhjetëra terroristë të ISIS në provincën Anbar
Numan Abdulzobi, komandant i divizionit 7 të ushtrisë irakiane, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Al Sumariya News, deklaroi se në një sulm të forcave ajrore irakiane në afërsi të qytetit Kaem 350 km në perëndim të Ramadit janë vrarë dhjetëra pjesëtarë të grupit terrorist ISIS.
Ky komandant ushtarak irakian shtoi se dhjetëra pjesëtarë të ISIS janë vrarë dhe plagosur në një tjetër sulm ajror në veri të qytetit Rabate 310 km në perëndim të Mosulit si dhe janë shkatërruar disa depo të armatimeve të terroristëve dhe një qendër për prodhimin e bombave. Ndërkohë, forcat vullnetare irakiane kanë sulmuar pozicionet e terroristëve në zonën mes aeroportin Zaluje dhe rajonit Matibixhe në provincën Salahudin, duke vrarë 13 terroristë, mes të cilëve 3 komandantë të lartë të ISIS. Zëdhënësi i këtyre forcave, Naxhi Al Marjani, tha se këta tre komandantë si dhe 10 pjesëtarët e tjerë të ISIS që u vranë nga forcat vullnetare irakiane ishin shtetas të huaj.