Lirohet ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47516-lirohet_ish_presidenti_egjiptian_hosni_mubarak
Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, është liruar, pas gjashtë vjetësh heqje lirie.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 24, 2017 07:58 Europe/Tirane
  • Lirohet ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak

Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, është liruar, pas gjashtë vjetësh heqje lirie.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mubarak u largua  nga një spital ushtarak në Kajron jugore dhe shkoi në shtëpinë e tij në periferinë veriore të Heliopolis, tha avokati i tij, shkruajnë burimet egjiptiane të informimit. Lirimi i tij vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Egjiptit, e cila  e liroi nga akuza për vrasjen e protestuesve në kryengritjen e vitit 2011. Mubarak, 88 vjeçar u bë president në vitin 1981 pas vrasjes së Anvar Sadat. Mubarak, i cili urdhëroi vrasjen e qindra protestuesve demokratikë në pranverën e vitit 2011, fillimisht u dënua me burgim të përjetshëm, por apelet e njëpasnjëshme e sollën deri këtu ish udhëheqësin i cili për tri dekada ka rrënuar ekonominë e vendit