Dënohet krimet e egra të sionistëve kundër popullit palestinez
Lëvizjet palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik dënuan ashpër sulmin e forcave izraelite ndaj katër të rinjve palestinezë në kampin Al-Xhalezun në Ramallah duke theksuar se ky sulm është tjetër dëshmi e barbarizmit të forcave okupatore izraelit.
Siç njofton agjencia e lajmeve Mehr, Shejkh Khizr Adnan, një nga liderët e lëvizjeve Xhihadi Islamik Palestinez, deklaroi se krimi në Al-Xhalazun dhe derdhja e gjakut të të rinjve të pafajshëm palestinezë, dëshmon se egërsia dhe barbarizmi i sionistëve nuk ka kufij. Ditën e enjte forcat e regjimit okupator izraelit hapën zjarre ndaj automjetit të katër të rinjve palestinezë në hyrje të kampit Al-Xhalezun në Ramallah në Bregun Perëndimor dhe si rrjedhim një i ri palestinez u martirizuar dhe tre të tjerë u plagosen rëndë. Nga ana e tij, Abdulatif Al-Kanu, zëdhënësi i lëvizjes palestineze Hamas, e dënoi këtë krim të shëmtuar të forcave okupatore të Izraelit dhe deklaroi se ky krim barbarë është një tjetër faqe e shëmtuar e në dosjen e zezë të krimeve të regjimit sionist kundër popullit palestinez.