Ushtria siriane vazhdon sukseset kundër terroristëve
Mars 25, 2017 13:55 Europe/Tirane
Gjatë operacioneve të forcave të ushtrisë siriane në provincën Hamah në perëndim të Sirisë, terroristët kanë pësuar humbje të mëdha në njerëz dhe në mjete luftarake.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se njësitet e ushtrisë së Sirisë të shtunën në bashkëpunim me forcat aleate të këtij vendi, kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të Frontit Nusra në veri të Hamah, kanë asgjësuar sulmin e ashpër të terroristëve të Frontit Nusra në veri qytetin Kamhane dhe kanë çliruar qytezën Kevkeb në këtë provincë. Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë me dhjetëra terroristë dhe janë shkatërruar depot e municionit dhe armëve të terroristëve si dhe disa automjete të blinduara të terroristëve.
Tags