Ushtria amerikane pranon vrasjen e civilëve në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47606-ushtria_amerikane_pranon_vrasjen_e_civilëve_në_mosul
Ushtria amerikane ka pohuar vrasjen e civilëve gjatë bombardimeve ajrore në perëndim të Mosulit dhe ka theksuar se do të nisë hetimet mbi këtë katastrofë njerëzore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 26, 2017 08:01 Europe/Tirane
  • Ushtria amerikane pranon vrasjen e civilëve në Mosul

Ushtria amerikane ka pohuar vrasjen e civilëve gjatë bombardimeve ajrore në perëndim të Mosulit dhe ka theksuar se do të nisë hetimet mbi këtë katastrofë njerëzore.

Qendra e komandës së koalicionit perëndimor kundër ISIS në Amerikë, pretendoi se sulmi i 17 marsit është kryer me kërkesë të qeverisë irakiane. Në këtë sulm janë vrarë më shumë se 100 civilë. Ditën e shtunë pasi qeveria irakiane vrasjen e civilëve në Mosul e quajti katastrofë njerëzore, Osman Naxhifi zv/president i Irakut kërkoi mbajtën e një takimit të jashtëzakonshëm të parlamentit irakian. Vlen të theksohet se gjatë sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar të ashtuquajtur kundër ISIS të kryesuar nga Amerika që u kryen në perëndim të Mosulit, janë vrarë 230 civilë irakianë ku shumica e tyre ishin gra dhe fëmijë. Avionët luftarakë të të ashtuquajturit koalicion ndërkombëtar kundër ISIS i kryesuar nga Amerika, kanë bombarduar tre shtëpi në rajonin e Mosulit të ri në të cilat ishin strehuar civilët irakianë. Burimet irakiane të sigurisë kanë thënë se 130 trupat e civilëve irakianë të cilët ishin strehuar në një shtëpi, janë nxjerrë nga gërmadhat. Sipas këtyre burimeve, rreth 100 persona të tjerë që shumica e tyre ishin gra dhe fëmijë dhe që ishin strehuar në këto shtëpi, janë vrarë nga sulmi ajror i avionëve luftarakë të Amerikës në pjesën perëndimore të Mosulit. Para kësaj agjencia e lajmeve Reuters kishte raportuar se autoritetet e mbrojtjes civile të Irakut dhe banorët lokalë të enjten kanë deklaruar se si pasojë e sulmeve ajrore të disa ditëve më parë të koalicionit ndërkombëtar në perëndim të Mosulit, janë varë me dhjetëra civilë irakianë dhe trupat e tyre kanë mbetur nën gërmadha.