Kritikohet indiferenca e KS të OKB ndaj Jemenit
Mars 27, 2017 04:34 Europe/Tirane
Një funksionar i lartë i OKB kritikoi KS të kësaj organizate për shkak të indiferencës ndaj katastrofës humanitare në Jemen.
Jan Egeland, zyrtar i OKB për të drejtat e njeriut, publikoi një deklaratë ku theksoi se KS i OKB në mënyrë të turpshme ka injoruar Jemenin në një kohë që fëmijët jemenas vdesin çdo ditë dhe disa shtete në vend që të përpiqen për gjetjen e një rrugëzgjidhje politike, forcojnë edhe më shumë bllokadën çnjerëzore kundër Jemenit dhe ndezin flakët e luftës në këtë vend. Egeland tha se bllokada e imponuar nga regjimi i Arabisë Saudite e ka çuar popullin jemenas drejt urisë ekstreme, ndërsa kjo bllokadë po pengon dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen.
Tags