10 vjeçari gjykohet nga gjykata e Bahrejnit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47716-10_vjeçari_gjykohet_nga_gjykata_e_bahrejnit
Një fëmijë 10-vjecar bahrejnas dhe disa fëmijë të tjerë u gjykuan në një seancë gjyqësore të inskenuar nga regjimi diktatorial i Bahrejnit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 27, 2017 18:55 Europe/Tirane
  • 10 vjeçari gjykohet nga gjykata e Bahrejnit

Një fëmijë 10-vjecar bahrejnas dhe disa fëmijë të tjerë u gjykuan në një seancë gjyqësore të inskenuar nga regjimi diktatorial i Bahrejnit.

Siç njofton agjencia studentore e lajmeve ISNA, ende nuk është marrë vendimi për dënimin e këtyre fëmijëve, të cilët akuzohen se kanë hedhur gurë drejt forcave të sigurisë së Bahrejnit. 10 vjeçari  Ali Naim Marhun dhe dy shokë të tij janë paraqitur sot në gjykatë, pasi Prokuroria e Bahrejnit i shpalli ata fajtorë për sulm kundër forcave të sigurisë gjatë një manifestimi në qytetin Setra të Bahrejnit. Edhe vëllai i Ali Naim Marhun, me akuza të pabaza është dënuar me 15 vjet burgim nga gjykata bahrejnase. Nëna e Ali Naim Marhun, ishte e pranishme në seancën gjyqësore dhe deklaroi se këtë fëmijë janë të mitur dhe ende nuk dihet se sa do të jetë dënimi i tyre. Më parë, Qendra për të drejtat e njeriut në Bahrejn, në një letër drejtuar OKB-së, bëri të ditur se 237 fëmijë bahrejnas ndodhen në mënyrë të paligjshme në burgjet e regjimit të dinastisë Al Khalifa dhe janë objekt i abuzimeve dhe i torturave të ndryshme.