Kurdët sirianë avancojnë drejt Rakas
(last modified Mon, 27 Mar 2017 17:48:43 GMT )
Mars 27, 2017 19:48 Europe/Tirane
  • Kurdët sirianë avancojnë drejt Rakas

Forcat kurde siriane morën sot kontrollin e plotë të një baze ajrore nga terroristët e ISIS, pranë qytetit Raka.

Rikthimi i kontrollit shihet si hap i rëndësishëm në betejën për të dëbuar terroristët nga Raka, të cilën e kanë vetëshpallur kryeqytet të tyre. “Forcat Demokratike Siriane kanë nën kontroll të plotë aeroportin ushtarak Tabqa”, tha zëdhënësi i kësaj aleance, Talal Sello. Sipas tij, luftëtarët kurdë po vazhdojnë të avancojnë drejt qytetit. Kurdët sirianë thanë se aeroporti Tabqa tani mund të shfrytëzohet si bazë për sulme në digën Tabqa, e cila kontrollohet nga ISIS. Terroristët e ISIS paralajmëruan se diga mund të plasë si pasojë e sulmeve ajrore, por zyrtarë të koalicionit ndërkombëtarë e mohuan një gjë të tillë, duke thanë se forcat kurde kanë nën kontroll një kanal shkarkimi në veri të digës, që mund të shfrytëzohet për të lehtësuar presionin.

 

Tags