Liga Arabe thekson shqyrtimin e çështjes së Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47778-liga_arabe_thekson_shqyrtimin_e_çështjes_së_palestinës
Liga Arabe ka theksuar përkushtimin e kësaj organizate në zgjidhjen e çështjes së Palestinës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 28, 2017 14:34 Europe/Tirane
  • Liga Arabe thekson shqyrtimin e çështjes së Palestinës

Liga Arabe ka theksuar përkushtimin e kësaj organizate në zgjidhjen e çështjes së Palestinës.

Kanali televiziv Sky News në gjuhën arabe njoftoi se Ahmed Abul-Ghajt, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, në një intervistë me këtë kanal televiziv, ka deklaruar: "Liga Arabe në vendimet e saj ka theksuar shumë në zbatimin e rezolutave përkatëse me çështjen e Palestinës. Pajtimi mes grupeve palestineze ka nevojë për një kohë më të gjatë". Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe ka folur edhe rreth situatës në Libi dhe ka thënë: "Liga arabe bashkëpunon me të gjitha grupet politike të Libisë në bazë të rezolutave përkatëse". Në lidhje me situatën në Jemen, Abul-Ghajt përsëri ka theksuar qëndrimin e tij në mbështetje ndaj qeverisë së arratisur të Jemenit. Ai gjithashtu ka theksuar nevojën e nënshkrimit të kontratave dhe marrëveshjeve për zhdukjen e terrorizmit.