Kryeparlamentari i Irakut kërkon dërgimin e ndihmave për refugjatët në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47788-kryeparlamentari_i_irakut_kërkon_dërgimin_e_ndihmave_për_refugjatët_në_mosul
Salim Al-Xhaburi, kryetari i Parlamentit të Irakut, ka kërkuar nga OKB dhe nga organizatat humanitare që të dërgojnë ndihma humanitare për të shpërngulurit në provincat Ninva.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 28, 2017 10:39 Europe/Tirane
  • Kryeparlamentari i Irakut kërkon dërgimin e ndihmave për refugjatët në Mosul

Salim Al-Xhaburi, kryetari i Parlamentit të Irakut, ka kërkuar nga OKB dhe nga organizatat humanitare që të dërgojnë ndihma humanitare për të shpërngulurit në provincat Ninva.

Kryetari i Parlamentit të Irakut në takim me Jan Kubish, shefi i zyrës së OKB në Irak, ka deklaruar: "Pasi grupi terrorist ISIS ka shtuar bombardimin e shtëpive civile dhe sulmet me autobomba në perëndim të Mosulit, qendër e provincës Ninva, banorët e shpërngulur të këtij rajon më tepër se kurrë kanë nevojë për ndihmat humanitar të OKB dhe të organizatave të tjera humanitare. Nga e tij, shefi i zyrës së OKB në Irak në këtë takim ka theksuar se OKB dhe organizata ndërkombëtare humanitare, po bëjnë përpjekje për dërgimin sa më shumë të ndihmave humanitare për banorët e shpërngulur të Mosulit.