Vriten disa terroristë të ISIS në lindje të Libanit
Mars 31, 2017 07:40 Europe/Tirane
3 terroristë të grupit ISIS janë vrarë gjatë shpërthimit të një autobombe në makinën me të cilën udhëtonin në qytetin Arsal në lindje të Libanit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Basil Al-Haxhiri, kryebashkiaku i qytetit Arsal, ka thënë se këta terroristë të ISIS synonin ta shpërthenin këtë autobombë të enjten në një rajon tjetër, mirëpo një gabim në aktivizimin e rripit shpërthyes të tyre është bërë shkak që kjo autobombë të shpërthejë para kohës dhe autobomba ka shpërthyer në rajonin Al-Shafak afër qytetit Arsal. Gjatë këtij shpërthimi janë plagosur edhe tre terroristë të tjerë të cilët janë arrestuar nga ushtria e Libanit.
Tags