Fuad Masum: Disfata e ISIS në Irak, triumf botëror
Presidenti i Irakut deklaroi se fitorja në luftën kundër terroristëve në Mosul do të sillte qetësi dhe stabilitet në rajon dhe në botë nga sherri i terroristëve.
Fuad Masum, president i Irakut, duke folur në ceremoninë e përvjetorit të martirizimit të Ajetollah Muhamed Bagher Hakim, që kremtohet si “Dita e Dëshmorëve” në Irak, theksoi se disfata e grupit terrorist-takfirist ISIS në Irak, do të ishte një fitore dhe triumf për të gjithë botën. “Fitorja e forcave irakiane në luftën kundër ISIS është burim krenarie për të gjithë irakianët dhe përcjell mesazhin e qartë për grupet politike të Irakut që të mos bëhen pre e mosmarrëveshjeve dhe e tensioneve”- deklaroi presidenti irakian duke shtuar:” Grupet politike irakiane, në mbrojtjen e popullit dhe të përvojës së demokracisë në Irak nuk kanë rrugë tjetër, përveç forcimit të unitetit”.