16 të plagosur nga shpërthimi i bombës në Egjipt
Prill 02, 2017 03:53 Europe/Tirane
Ministria e Brendshme e Egjiptit njoftoi se të paktën 13 forca të policisë dhe tre civilë janë plagosur të shtunën si pasojë e shpërthimit të një bombe në afërsi të një qendre stërvitore të policisë në qytetin Tanta në rajonin Delta e Nilit.
Bomba ishte vendosur në motoçikletë në afërsi të kësaj qendre. Një zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Egjiptit bëri të ditur se dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike.
Tags